Mbrojtësi i Kombëtares së Italisë Leonardo Spinazzola u lëndua mbrëmë në ndeshjen ndaj Belgjikës.
Spinazzola u largua nga loja gjatë pjesës së dytë të ndeshjes Itali – Belgjikë për shkak të një lëndimi, shkruan lajmi.net.
Mbrojtësi ishte duke kaluar në një formë fantastike në këtë Kampionat Evropian por fatkeqësisht u lëndua mbrëmë.
Stafi mjekësor i Kombëtares së Italisë ka konfirmuar se Spinazzola ka thyer tendinën e akilit dhe nuk do të jetë në gjendje të luajë për 5 ose 6 muajt e ardhshëm.
Mungesë shumë e rëndësishme për Italinë para ndeshjes gjysmëfinale ndaj Spanjës.