Messi dhuron 500 mijë euro ndihma në Argjentinë

Lionel Messi ka dhënë një tjetër ndihmë të madhe në luftën kundër Covid-19.

Marketing

Ylli i Barcelonës ka dhuruar 500 mijë euro për fondacionin ‘Together for Health Argjentina’.

Lajmin e ka bërë të ditur ‘La Repubblica’, kurse lojtari nuk ka bërë ndonjë njoftim për këtë.

Paratë e dhuruar nga lojtari më i mirë në botën e futbollit do të përdoren për të siguruar pajisje shëndetësore për stafin mjekësor, në mënyrë që të luftohet sa më mirë pandemia.

Messi ndërkohë është kthyer në stërvitjet e Barcelonës, ku aktualisht ka mundësi të bëjë vetëm seanca individuale.

Marketing