Messi në “luftë” me Barcelonën, Guardiola zbarkon në qytet

E ardhmja e Lionnel Messit duket se do te jetë larg klubit të Barcelonës. Ditën e nesërme Barcelonaka parashikuar një seancë testesh mjekësore për të gjithë grupin, por Messi nuk do të jetë i pranishëm.

Marketing

Dhe këtë gjë argjentinasi e bëri të ditur përmes babait të tij. Në këtë mënyrë ai nuk do të jetë as në grumbullimin e parë të lojtarëve nën urdhrat e trajnerit Koeman që do të zhvillohet të hënën. Në këtë pikë, duket se është e qartë, që Messi e konsideron të përfunduar kontratën e tij tek klubi spanjoll.

Në të njëjtën kohë gazetarët e “El Chiringuito” kanë fotografuar në një nga restorantet më të famshme trajnerin e Manchester City, Pep Guardiola.

Nuk dihet nëse ai ka ardhur me mision për të takuar Messin apo nëse refuzimi i “pleshtit” ka të bëjë pikërisht me këtë takim të mundshëm. Megjithatë, është e dukshme se lojtari më i mirë i Barcelonës tashmë po largohet përditë e më shumë nga Spanja.

Marketing