Messi refuzon ta marrë medaljen e bronztë, në shenjë proteste për referimin

Argjentina e mposhti 2:1 Kilin në ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë në Kupën e Amerikës, por Lionel Messi refuzoi ta marrë medaljen e bronztë pas ndeshjes.

Marketing

Sulmuesi i Barcelonës u përjashtua nga loja në fund të pjesës së parë pas një incidenti me Gary Medel, në të cilin ai u duk të ishte viktima, transmeton Gazeta Express.

Messi nuk mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së medaljeve, siç nuk bëri as qendërmbrojtësi Nicolas Otamendi.
Pesë herë fitues i Topit të Artë ka qenë kritik i zëshëm i referimit në Kupën e Amerikës këtë vit, duke i akuzuar zyrtarët për anshmëri.

Pas humbjes ndaj Brazilit në gjysmëfinale, hodhi akuza të rënda ndaj referimit dhe Kupës së Amerikës.

Marketing