Messi thyen rekord në rrjetet sociale, mbi 10 milionë postime për të

Letra dërguar Barcelonës e Lionel Messit ka qenë tema kryesore dje në mbrëmje në mediat ndërkombëtare.

Marketing

Ylli argjentinas ka kërkuar largimin nga Camp Nou dhe menjëherë është mbledhur bordi i klubit për ta diskutuar këtë kërkesë.

Rrjetet sociale, në veçanti Twitter ka qenë i mbushur me postime ku është përmendur emri i gjashtë herë kampionit të Botës.

Emri Messi është përmendur në mbi 10 milionë postime që janë publikuar në Twitter.

Ky është një rekord në këtë rrjet social.

Marketing