Ballina Sport Messi tregon anën negative, injoroi gazetarët pas dy humbjeve të mëdha këtë...

Messi tregon anën negative, injoroi gazetarët pas dy humbjeve të mëdha këtë sezon(Video)

Lionel Messi assesi nuk po mundet të pranojë dy humbjet e mëdha të Barcelonës këtë sezon, saqë ka shkuar deri në atë pikë ku në zonën mikse ka injoruar tërësisht gazetarët.

Marketing

Barca dukej në rrugën e duhur për ta fituar tripletën, por më pas pasuan përjetimet e rënda – me dy humbje në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe finalen e Kupës së Mbretit mbrëmë.

‘Blaugranasit’ fituan ndeshjen e parë në Camp Nou 3-0 ndaj Liverpool, me një paraqitje brilante nga Messi, por në ndeshjen e kthimit ylli argjentinas u ‘zhduk’ dhe ekipi i Valverdes pësoi humbje 4-0, çka rezultoi me eliminim nga kompeticioni më i rëndësishëm evropian për klube, përcjell lajmi.net.

31-vjeçari ishte aq i tronditur nga eliminimi sa kur kaloi në zonën mikse, aty ku qëndrojnë gazetarët, i refuzoi mikrofonat e shumtë madje as nuk i hodhi një shikim atyre.

I njëjti skenar ndodhi edhe mbrëmë, me Messin i cili pas humbjes në finale ndaj Valencias injoroi në tërësi gazetarët, duke treguar anën e errët të tij.

Humbja e djeshme e la me vetëm një trofe Barcelonën [La Liga] dhe i vështirësoi punët Messit për fitimin e Topit të Artë.

Marketing
Exit mobile version