Ballina Sport Mesut Ozil: Të lutemi për paqen në botë por jo vetëm në...

Mesut Ozil: Të lutemi për paqen në botë por jo vetëm në Ukrainë

Mesfushori i Fenerbahces, Mesut Ozil i cili u përjashtua nga ekipi i tij javë më parë për shkak disa polemikave me trajnerin e klubit, ka kërkuar paqen jo vetëm në Ukrainë, por edhe në vendet e tjera arabe që janë në luftë, transmeton Gazeta Metro.

Marketing

Përmes një postimi në Twitter ish-mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil ka thënë se le të vazhdojmë të lutemi për paqen në botë jo vetëm në Ukrainë, por edhe në Palestinë, Siri, Jemen, Irak dhe të gjitha vendet e tjera në botë ku njerëzit vuajnë nga lufta.

Më tutje ai ka bashkangjitur edhe një video ku shihet duke u lutur para ndeshjeve në kohën sa ishte pjesë e klubit të Arsenalit.

Më herët edhe mbrojtësi i Betis, Hector Bellerin kishte thënë se është raciste të mbyllen sytë në luftërat e tjera që po ndodhin në botë dhe të ju kushtohet kaq shumë vëmendje luftës në Ukrainë.

Ozil këtë edicion kishte luajtur në 29 ndeshje me klubin turk ku kishte realizuar edhe nëntë gola, por më 24 mars Fenerbahçe kishte njoftuar se ai ishte përjashtuar nga skuadra, së bashku me shokun e tij të skuadrës, Ozan Tufan.

Exit mobile version