Meta apelon sërish: Asnjë votë nuk mund të tjetërsohet, sondazhet kanë prapavijë partiake

Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje për qetësi pas përfundimit të votimit në të gjithë vendin. Meta shprehet se tashmë është përgjegjësi e komisionerëve dhe numëruesve ndërsa bën thirrje që askush të mos cenojë procesin.

Ai shton se asnjë votë nuk mund të tjetërsohet, ndërsa sondazhet paraprake i quan me prapavijë partiake.

Marketing

“Të gjithë qytetarët të relaksohen tani, pas këtij procesi të mrekullueshëm votimi.  Tani është përgjegjësia e komisionerëve dhe e numëruesve.  Askush të mos guxojë të cenojë këtë proces madhështor elektoral për llogari meskine!

Asnjë votë nuk mund të tjetërsohet!  Sondazhet, që jepen, kanë vetëm prapavija partiake dhe ju do të argëtoheni me to në fund të procesit.  Qetësi dhe paqe tani për të gjithë ju!  Shqipëria ka Fituar dhe shumë shpejt do çelim negociatat për anëtarësim”, shkruan Meta./mv.abcnews.al

Marketing