Meta: BE në çdo mënyrë të hap negociatat me Shqipërinë dhe RMV

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta sot në Shkup tha Bashkimi Evropian nuk duhet më të vë në rrezik besueshmërinë. Meta kërkoi që në çdo mënyrë të hapen negociatat me Shkupin dhe Tiranën, ndërkaq kërkon që Kosovës t’i garantohet liberalizimi i vizave.

Marketing

“Mendoj se Bashkimi Evropian duhet që mos ta vë më në rrezik besueshmërinë e tij, por duhet të gjej çdo mënyrë, çdo mjet për të çelur negociatat për Maqedoninë e Veriut dhe për Shqipërinë dhe për të garantuar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës të cilët janë të vetmit në këtë rajon që ende nuk po gëzojnë këtë të drejt edhe pse kanë plotësuar të gjitha detyrimet, madje edhe më shumë”, tha mes tjerash Meta.