Ballina Lajme Shqipëri Meta kërkon hetim ndërkombëtar për shembjen e Teatrit Kombëtar

Meta kërkon hetim ndërkombëtar për shembjen e Teatrit Kombëtar

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, pas ngjarjeve të fundit në lidhje me shembjen e Tetarit Kombëtar, ka kërkuar që të bëhet një hetim ndërkombëtar.

Marketing

“Mbështes fuqimisht një hetim ndërkombëtar për shkatërrimin antikushtetues, të paligjshëm dhe në mënyrën më antievropiane të Teatrit Kombëtar. Gati të bashkëpunoj me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, si dhe me çdo institucion evropian dhe ndërkombëtar për Kulturën. Evropa dhe bota demokratike po e kupton edhe me qartë se ç’po ndodh këtu. Mos iu përgjigjuni dhunës me dhunë, por me besim te Demokracia dhe Triumfi i saj mbi talebanizmin dhe oligarkinë”, tha presidenti Meta.

Exit mobile version