Meta: Masat e reja të mos rrezikojnë krijimin e konflikteve

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka ftuar qytetarët të respektojnë me përpikmëri të gjitha udhëzimet dhe kufizimet e bëra publike për shkak të pandemisë globale COVID-19, pasi në këtë mënyrë mbrojmë jo vetëm shëndetin tonë, por dhe mjekët dhe personelin shëndetësor.

Marketing

Sipas kreut të shtetit, ka rëndësi që çdo akt i Këshillit të Ministrave që miratohet në këtë situatë, t’i nënshtrohet paraprakisht një vlerësimi sa më të thelluar, në proporcion me gjendjen që dikton domosdoshmërisht miratimin e tyre.

Meta shton se secila masë e marrë duhet të jetë në përputhje me interesin e përgjithshëm publik dhe kombëtar, në mënyrë që miratimi i masave kufizuese të mos rrezikojë krijimin e konflikteve të reja sociale dhe gjyqësore.

Presidenti thekson se masat kufizuese duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe me ligjet në fuqi, por edhe t’i përgjigjen vetëm nevojës dhe urgjencës së përballimit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shpallur nga Këshilli i Ministrave.

Marketing