Këshilli nacional kuvendor për eurointegrime sot do të mbajë seancë në të cilën do të prezantohet metodologjia e re për negociata për zgjerim të Bashkimit Evropian të propozuar nga Komisioni Evropian.
Euroambasadori Samuel Zhbogar të premten në brifing me gazetarët metodologjinë e re e vlerësoi si shirit të gjërë për ata të cilët me të vërtetë duan të investojnë.
Kredibiliteti, menaxhimi më i madh politik me procesin, largpamësia dhe dinamizmi janë katër parimet në të cilat bazohet metodologjia e re, ndërsa me të vendet-anëtare do të kenë rol më të madh në vlerësimin e përparimit të vendeve të cilat negociojnë.
Sipas Zhbogar, dokumenti siguron balanc të mirë mes qëndrimeve të ndryshme të vendeve -anëtare, ata të cilët kanë probleme me procesin e zgjerimit dhe ata të cilët janë promotorë të mëdhenj të zgjerimit.
Përfshirja e çdo vendi anëtar në vlerësimin e progresit, sipas Zhbogar nuk do t’i bëjë negociatat proces pa fund, por e kundërta në atë mënyrë vendet-anëtare do të vendosen në lojë mjaft herët në negociatat që të mos ketë kurrfarë probleme më vonë dhe ata më tutje të rihulumtojnë vendimin e Komisionit Evropian.
Ekspertët e vendeve-anëtare do të vijnë në misionet vlerësuese, të cilët do të përgatisin raporte të ngjashme me atë të Pribes.
“Qëllimi është të shmangen anulimet, në rast se vendet anëtare kanë pikpamje të ndryshme”, tha Zhbogar dhe shtoi se deri tani procesi mes vendeve-anëtare është shikuar si pronësi e KE-së.
Negociatat do të udhëhiqen në mënyrë më dinamike përmes klasterëve (grupe të kapitujve) të cilat do të hapen në varësi të vlerësimit të përparimit në vendet-kandidate, por mbetet parimi sipas të cilit kapitujt e lidhura për qeverisjen e së drejtës dhe drejtësinë janë themel i tërë procesit. Gjashtë janë në numrin e klasterëve të ndarë në tema fundamentale (gjyqësia dhe të drejtat themelore, drejtësia, liria dhe siguria, kriteret ekonomike, institucionet demokratike, administrata publike, furnizimet publike, statistikat, kontrolli financiar), Tregu i brendshëm, rritja konkurente dhe inkluzive, agjenda e gjelbërt dhe lidhshmëria e qëndrueshme, resurset, bujqësia dhe kohezioni, politika e jashtme.
Temat fundamentale do të hapen të parat dhe derisa nuk mbyllen, nuk do të mund të mbyllen as klasteret tjera. Zhbogar thotë se askund në dokument nuk ka implikim se gjashtë klasterët duhet të hapen njëra pas tjetrës, munden njëkohësisht të hapen disa klasterë, ajo varet nga vendi dhe specifikat e saj të brendshme.
Zhbogar konsideron se institucionet në vend kanë kapacitet për metodologjinë e re, përmendi se kjo që duhet të tregohet është vullneti për zbatimin e saj, derisa ajo të miratohet.
Shpreson dhe pret që vendet-anëtare ta pranojnë dokumentin para fundit të muajit mars, me pikpamje të asaj që më 24 mars mban mbledhje Këshilli për punë të përgjithshme, ndërsa pastaj vijon Këshilli. Thotë koha është e shkurtër, por shpreson që të dy proceset do të marrin dritë të gjelbërt – metodologjia e re dhe data për fillim të negociatave për anëtarësim të vendit. .