Mexhiti: Asnjë parti shqiptare këto 30 vite nuk ka synuar Lotarinë e Maqedonisë. Grubi dhe partia e tij janë të parët (VIDEO)

Lideri i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti në intervistën për TV Koha ka deklaruar se gjatë 30 viteve sa ekzistojnë partitë shqiptare në vend, kurr asnjë parti nuk ka synuar postin e drejtorit, por as edhe të zëvendës drejtorit të Lotarisë së Maqedonisë.

Marketing

“Bile as edhe punësime nuk kemi bërë, as që kemi pretenduar sepse nuk ka qenë mes prioriteteve të partive politike. Qeverisja e Grubit, ndër pozitat e para që ka marrë është drejtoria e Lotarisë së Maqedonisë, dhe ka bërë shkelje të rënda të ligjit, ku kanë hapur online lotari, lotarinë e dytë pa kaluar në qeveri dhe parlament, dhe fatkeqësisht edhe qytetarët mund ta vërejnë me sytë e vetë se shumë janë shtuar bastoret, kazinotë, në Kosovë e Shqipëri po mbyllen ndërsa tek ne po hapen çdo ditë e më shumë”, thotë Mexhiti.

BDI ka shëndruar rrugën Shkup Bllacë në rrugë kazinosh, ku janë hapur me dhjetëra kazino, tha Mexhiti duke shtuar se fatkeqësisht, Pollogu është ndër rajonet më të dëmtuara, pra Gostivari, Tetova dhe Shkupi renditet pas tyre.

https://www.facebook.com/Tvkoha.tv/videos/1597526664109106