Kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti gjatë pjesëmarrjes në emisionin e Televizionit Kanal5, “Samo Vistina”, tha se gjatë vitit 2016 ai kishte inicuar shkëputjen përfundimisht me Gruevskin dhe regjimin e tij dhe krijimin e qeverisë me LSDM-në, kryesisht për shkak të debllokimit të anëtarësimit të vendit në familjen euro-atlantike.
“Por më vonë e kuptuam se as atëherë dhe as sot, BDI nuk ishte ndarë kurrë me Gruevskin dhe jemi dëshmitarë se e rregulluan gjithë terrenin që ti hiqen gjitha barrierat ligjore dhe ai të mund të kthehet në vend, ndërsa njejtë vepruan edhe me lëndët e njeriut që ishte bashkëfajtor për regjimin 11 vjeçar të Gruevskit, kushëri i tij dhe shef i Shërbimit sekret që përgjoi mbi 20 mijë qytetarë, Sasho Mijallkov”, tha Mexhiti.
Mexhiti shtoi se ideja për ndryshimet në Kodin Penal, është e BDI-së për të mbrojtur bizneset e lidershipit të BDI-së me Gruevskin dhe Mijallkovin.
https://fb.watch/nOx16x9pXH/?mibextid=Nif5oz