Ballina Aktuale Mexhiti: Do të vazhdojmë luftën kundër kazinove

Mexhiti: Do të vazhdojmë luftën kundër kazinove

Me vendimet e Qeverisë po vazhdojnë të mbyllen kazinot online ku zëvëndëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka theksuar se po vazhdojnë me mbylljen e kazinove duke përfshirë edhe kazinon e quajtur MegaWin. Mexhiti theksoi se MegaWin është 100% shtetërore, që organizon online dhe ka procedurë tjetër ku në mbledhjen e ardhshme, të martën, do të mbyllet edhe ajo. Ai theksoi edhe 3 vendimet e marra në Qeveri në lidhje me kazinot ku ndër to është edhe lufta e ashpër ndaj kazinove që janë të organizuara “në të zezë”.

Marketing

IZET MEXHITI, ZËVËNDËSKRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

“Ka pasur 3 vendime në Qeveri, e para u prish kontrata, një kontratë e llotarisë në objektin në Vizbeg ku ishte shuma marramendëse për qira dhe ishte shumë korruptive. Vendimi i dytë, të mbyllen të gjitha online kazinot do të thotë të shfuqizohen të gjitha koncesionet dhe kjo ka ndodhur dhe tash i fundit mbetet të shfuqizohet edhe brenda vet ndërrmarjes Megavini me këtë mbyllen pra të gjitha kazinot në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Dhe vendimi i tretë është luftë e ashpër ndaj kazinove që organizohen në të zezë, në të egër, që nuk kanë konsesione.”

Mexhiti shtoi se me këtë mbyllen të gjitha online kazinot dhe kështu mbetët që në të ardhmën të punohet për reduktimin maksimal dhe të kazinove fizike. Ai gjithashtu tha se në marrveshjen e qeverisë kanë shprehur dëshirë të mos figurojnë në drejtorinë e lojrave të fatit dhe ky sipas Mexhitit, ka qenë hapi i parë që ka treguar se janë ndryshe nga Fronti Evropian.

Marketing
Exit mobile version