Në një prononcim pë TV Alsat, nënkryetari BDI dhe një prej udhëheqësve të Fraksionit Izet Mexhiti lidhur me rrethanat e fundit politike brenda partisë u shpreh: “Ne jemi të zgjedhur në Kongres, sipas Statutit, pastaj gjithashtu jemi zgjedhur edhe në pozitat e kryesisë së ngushtë të BDI-së në Këshillin e përgjithshëm, dhe nëse dëshirojnë të na sharkojnë apo përjashtojnë, këtë duhet ta bëjnë përmes procedurave demokratike, të thirret Këshilli i përgjithshëm ose edhe Kongres i jashtëzakonshëm dhe të vendoset si pikë e rendit të ditës shkarkimi i këtyre djemve që 20 vite i kanë kontribuar BDI-së, mirëpo fillimisht duhet të sqarohet se cilin nen të Statutit e kemi shkelur.”