Ballina Aktuale Mexhiti: Kontrollojmë 40% të elektoratit të BDI-së (VIDEO)

Mexhiti: Kontrollojmë 40% të elektoratit të BDI-së (VIDEO)

Izet Mexhiti nga “Grupi i Zjarrit” thotë se BDI-ja po shkon drejt anarkisë dhe revolta brenda këtij subjekti është e madhe.

Marketing

Në një intervistë për gazetën LAJM, Mexhiti ka lëshuar akuza të forta në drejtim të zv.kryeministrit të parë, Artan Grubit, për të cilin tha se qëndron pas përçarjeve në parti. I pyetur se si do të reagojnë pjesëtarët e “Grupit të Zjarrit” nëse largohen nga partia, Mexhiti nuk dha përgjigje të drejtpërdrejt, por tha se ky grup kontrollon 40% të elektoratit të BDI-së dhe shtrihet nga Likova deri në Strugë.

“Ata menduan se me largimin nga pozitat qeveritare do të hështë “Grupi i Zjarrit” por kjo nuk dëshmohet as në terren, as në anketa. Në anketa jemi vazhdimisht në rritje. Në fillim diku ishim 25% nga elektorati i BDI-së, tani shkojmë nga 40% dhe poashtu kemi edhe një pjesë të elektoratit që është i pakënaqur nga subjektet tjera dhe që shohin shpresë tek ne”, tha Izet Mexhiti për gazetën LAJM.

Intervistën e tij të plotë, mund ta ndiqni në videon më poshtë.

 

Exit mobile version