Mexhiti: Korridori 8 prioritet për zhvillimin ekonomik të vendit

Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti deklaroi se Korridori 8 është prioritet mbi prioritete për zhvillimin e vendit, e në veçanti zhvillimin ekonomik.

Marketing

“Unë shpreh gëzimin personal që shohim punimet e para që kanë dalur në sipërfaqe dhe me këtë mbyllet tema e Korridorit 8 si temë politike. Korridori 8 është prioritet mbi prioritete për zhvillimin e vendit, për zhvillimin ekonomik, ku nuk kam aspak dilem se me Bechtel & Enka ne do të jemi dëshmitarë në javët dhe muajt që vinë për realizimin e projektit”, deklaroi Mexhiti.

Gjatë ditës së sotme Mexhiti së bashku me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe ambasadoren e ShBA-së, Angela Ageler promovuan fillimin e punimeve të qeverisë në realizimin e Korridorit 8.”

Marketing