Mexhiti kritikon Bekteshin për vizitën në Manastir

Duke folur për zhvillimet në BDI dhe qëllimet e këtij grupi, ai komentoi edhe vizitën e funksionarit të BDI-së, ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në Manastir.

Marketing

Mexhiti tha se kjo vizitë, që vjen pak ditë para vizitës së paralajmëruar nga Grupi i zjarrit po në këtë qytet, është e pahijshme.

“Vizita e sotme mendoj se është jo e hijshme, për shkak se kanë pasur shumë arsye për të shkuar në Manastir, në qytetin e alfabetit, sidomos për Shtëpinë e Alfabetit, për problemet që kanë me rrymën, për problemin që kanë ata pak shqiptarë që kanë mbetur në qytetin e Manastirit. Shumë më mirë do të ishte që ky ekzekutiv të ishte shumë më shpesh afër problemeve të qytetarëve dhe jo sot kur shkojmë për të ushtruar një lloj presioni. Për të mos marrë pjesë në tubimin e parlajmëruar në mënyrë publike, transparente”, tha Mexhiti.