Mexhiti: Mbledhja ndërqeveritare mes RMV- së dhe Kosovës vetëm një fillim i bashkëpunimit,marëdhëniet do intensifikohen edhe me shumë!

 

 

 

BALKANS

Marketing

Zëvendëskryeministri i RMV Mexhiti: Mbledhja ndërqeveritare mes Maqedonise Veriore dhe Kosovës është vetëm një fillim i bashkëpunimit, te cilat marëdhënie do intensifikohen edhe me shumë!

By

La Rédaction

29/11/2024

0

 

Zëvendëskryeministri i parë i Maqednise Veriore z.Izet Mexhit ne bisede me redaktroine gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqin

 

Bernë/Shkup, 29 Nentor -Zëvendëskryeministri i pare i Republikes se Maqedonise Veriore z.Izet Mexhti ne nje intervbiste ekskluzive dhene gazetes zvcerane ne shqip Le Canton27.ch perveq amrdhenive mes Kosovës dhe vendve tjera fqinje me RMV ka folur edhe per mbledhjen e fundit ndërqeveritare ne Prishtine nga tkaimi i dy kramnistrave Miscski dhe Kurti ne Prishtinë ku pjesë e delagacionit nga Shkupi zyrar ishte edhe Zëvendëskryeministri i pare i Republikes se Maqedopnise Veriore z.Izet Mexhti. Ne kete inerviste z.Mexhiti flet edhe per disa marrëveshje te nenshruar mes Prishtines dhe Shkuoit ne favor te qytetarëve te ketyre dy vendeve. Redakoii i gazetes zvicerane në shqip Le Canton27.ch nga kjo bisede me Zëvendëskryeministrin Mexhiti eshte inetresuar edhe per te drejtat e shiptareve, ne kete rast te gjuhes shqipe, pastaj per (mos ) hapjen e kufrin ne Llojan mes Maqednisë dhe Lugines se Presheves, ku ka ndare fmaljet dhe shipatet ne dysh, për diasporen shqiptare dhe te tjera me inters kombëtar dhe nderkobëtar.

 

Z. Zëvendëskryeministër, para disa ditësh në Prishtinë u mbajt mbledhja ndërqeveritare Kosovë – Maqedonia e Veriut. Çfarë u diskutua në këtë takim? Me sa dimë, janë nënshkruar disa marrëveshje. Sa të rëndësishme do të jenë ato për të dyja vendet? 

Izet Mexhiti: Qeveria jonë dhe ajo e Koasovës në Prishtinë nënshkruam disa marrëveshje dhe memorandume bashkëpunimi, të cilat do të kenë një efekt pozitiv afatgjatë në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve

Zv.Kryeministri Mexhiti: Më lejoni fillimisht të shpreh falënderimin tim për mundësinë që të diskutojmë mbi çështje të rëndësishme për ne shqiptarët, kudo që jetojmë.

Mbledhja e përbashkët ndërqeveritare ndërmjet qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës ishte edhe një hap tjetër i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona. Është me rëndësi të veçantë që dëshmuam dhe vërtetuam se qëndrimi i qeverisë së RMV ndaj Kosovës dhe shqiptarëve është i shkëlqyer. Kryeministri Mickoski, së bashku me ministrat e partisë së tij dhe koalicionit, dëshmuan se respektojnë angazhimin tonë për ndërtimin e marrëdhënieve të shkëlqyera me Kosovën. Në këtë mbledhje u diskutuan çështje me interes të përbashkët, me fokus në avancimin e bashkëpunimit ekonomik, lidhjen infrastrukturore, energjetikën, arsimin, kulturën, si dhe çështjet që lidhen me integrimin evropian. Si rezultat i këtij takimi produktiv, u nënshkruan disa marrëveshje dhe memorandume bashkëpunimi, të cilat do të kenë një efekt pozitiv afatgjatë në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Marrëveshja e parë, me rëndësi të madhe për qytetarët, ka të bëjë me lehtësimin e lëvizjes së lirë përmes modelit të pikave kufitare të përbashkëta. Kjo marrëveshje parashikon një ndalesë të vetme në pikat kufitare Han i Elezit – Bllacë dhe Jazhincë – Globoçicë. Me këtë nismë, do të reduktohet ndjeshëm koha e pritjes në kufi, ndërsa shërbimet policore do të punojnë së bashku në të njëjtën hapësirë, duke kontribuar në rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e sigurisë. Ky hap është veçanërisht i rëndësishëm për përmirësimin e mobilitetit të qytetarëve tanë dhe rritjen ekonomike. Marrëveshja e dytë lidhet me energjetikën dhe parashikon aktivitete të përbashkëta për përballimin e sfidave energjetike, shkëmbimin e energjisë elektrike dhe uljen e kostove për qytetarët. Kjo është një hap i rëndësishëm drejt stabilitetit energjetik dhe partneritetit afatgjatë në këtë sektor.

Marrëveshja e tretë është në fushën e arsimit, ku përmes një Memorandumi Mirëkuptimi do të avancohet edukimi profesional, trajnimi dhe arsimi për të rriturit. Kjo do të krijojë mundësi për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave dhe për forcimin e burimeve tona njerëzore. Gjithashtu, gjatë mbledhjes u theksua rëndësia e shkëmbimeve tregtare rajonale, që vitin e kaluar arritën vlerën prej 423 milionë eurosh. Qëllimi është që këtë vit të tejkalohen gjysmë miliard euro, që do të jetë me rëndësi për zhvillimin ekonomik të dy vendeve. U diskutua edhe për rrugën e rëndësishme Tetovë-Prizren, e cila është me interes të madh për lidhjen e vendeve tona.

Si zëvendëskryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut, dua të theksoj se këto marrëveshje nuk janë vetëm hapa formalë, por nisma konkrete që do të kenë ndikim pozitiv në jetën e qytetarëve tanë. Së bashku, po punojmë për forcimin e marrëdhënieve tona, stabilitetin rajonal dhe të ardhmen euroatlantike. Këto marrëveshje janë të rëndësishme sepse jo vetëm që do të forcojnë lidhjet ekonomike dhe infrastrukturore, por do të përmirësojnë edhe marrëdhëniet ndërmjet qytetarëve të dy vendeve tona. Bashkëpunimi i fortë do të kontribuojë në stabilitetin rajonal dhe do të përshpejtojë rrugën drejt aspiratave tona të përbashkëta evropiane. Kjo është vetëm një fillim i bashkëpunimit edhe më intensiv ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, të cilin e planifikojmë për të ardhmen.

* Pas ardhjes së Qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut, disa zëra nga ish-pushtetarët, veçanërisht ata shqiptarë që humbën zgjedhjet, deklaruan se “në Maqedoni ka degradim të gjuhës shqipe.” Si mund të jetë e mundur kjo kur ju ende nuk i kishit marrë plotësisht funksionet në Qeverinë e re? A ka realisht degradim të gjuhës shqipe?

Zv.Kryeministri Mexhiti: Nuk ekziston asnjë degradim apo përkeqësim i përdorimit të gjuhës shqipe dhe asnjë zvogëlim apo degradim i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Kjo është një përpjekje për të imponuar tema nga një strukturë politike e shqiptarëve, fatkeqësisht tashmë shumë e korruptuar, e cila ishte në pushtet në Maqedoninë e Veriut deri vetëm disa muaj më parë. Korrupsioni është tema për të cilën ata duhet të flasin, jo këto çështje…

Mexhiti: Opozita në Maqedoninë e Veriut deri më tani ka menduar vetëm për llogaritë e saj bankare

Në fakt, nëse ajo që ata thonë do të ishte e vërtetë – por për fat të mirë të shqiptarëve nuk është – kjo do të nënkuptonte se ata për 20 vite me radhë kanë qenë në pushtet kot, nëse dikush do të mund të rrëzonte të drejtat e shqiptarëve brenda disa muajve. Kjo do të thotë se të drejtat e shqiptarëve nuk janë vendosur mbi një bazë të shëndoshë dhe nuk janë siguruar për afat të gjatë. Kjo flet për perspektivën e tyre që as vetë nuk janë të sigurt për gjërat për të cilat përpiqen të mburren. Qeveria e Maqedonisë së Veriut, e përbërë nga koalicioni VLEN dhe VMRO-DPMNE, gjatë këtyre disa muajve ka dëshmuar se është serioze dhe e përkushtuar në ndërtimin e marrëdhënieve të mira midis popujve brenda shtetit, por edhe në ndërtimin e marrëdhënieve të mira me fqinjët, ndër të cilët Kosova dhe Shqipëria. VLEN është aktualisht koalicioni politik me mbështetjen më të madhe nga shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, dhe ne gjithmonë do të jemi garantues të të drejtave të shqiptarëve. Qëllimi ynë është t’i përmirësojmë dhe t’i zgjerojmë ato.

Ne kemi për qëllim përmirësimin dhe zgjerimin e përdorimit të gjuhës shqipe, synojmë të krijojmë një arsim shumë më cilësor në gjuhën shqipe në të gjitha nivelet e arsimit, synojmë të investojmë në shkencën shqiptare në Maqedoninë e Veriut, synojmë të krijojmë dhe të mbështesim shkencën, kulturën, arsimin dhe krijimtarinë në gjuhën shqipe. Opozita në Maqedoninë e Veriut deri më tani ka menduar vetëm për llogaritë e saj bankare, për pasuritë e paluajtshme, për kompanitë dhe tenderët. Rënia nga pushteti u hapi atyre perspektivën se duhet të kujdesen për shqiptarët. Por tani është vonë. Tani do të duhet të përgjigjen pse deri tani nuk janë kujdesur.

Këto ditë janë aktuale festimet e festave të nëntorit. Të gjitha trevat shqiptare festuan kuq e zi dhe këtu Maqedonia e Veriut nuk ishte përjashtim. Sa i përket gjuhës, ditën e enjte në Parlament, pikërisht deputetët e BDI-së opozitare i parashtronin pyetje shqip Kryeministrit. E po për çfarë zhbërje po flasim?!

* Z. Mexhiti, për ju si Zëvendëskryeministër i parë, cilat do të jenë prioritetet kryesore të Qeverisë gjatë mandatit tuaj?

Zv.Kryeministri Mexhiti: Ne kemi trashëguar një gjendje që nuk është e mirë. Kemi një shtet i cili, për fat të keq, falë qeverive të mëparshme, ka ngecur dhe është bllokuar në procesin e integrimit evropian; kemi një ekonomi të dobët, me standard të ulët jetese për qytetarët; kemi një emigrim masiv nga shteti, si nga shqiptarët ashtu edhe nga maqedonasit; kemi një infrastrukturë katastrofike; nuk prodhojmë ushqim të mjaftueshëm; nuk kemi universitete ku të rinjtë mund të marrin një arsim cilësor, as në gjuhën shqipe dhe as në gjuhën maqedonase. Kemi qindra dhe qindra, mijëra kazino, që ishin partneri më i ngushtë i qeverisë së kaluar të BDI-së, por nuk kemi fabrika dhe vende pune. Këto janë prioritetet që kanë të bëjnë me të gjithë.

Mexhiti : Diaspora përfaqëson një pjesë të pandashme të indit kombëtar shqiptar në Shqipëri, në Kosovë, por edhe më shumë në Maqedoninë e Veriut

Gjithashtu, sigurisht që do të punojmë, dhe tashmë po punojmë, për të rregulluar ligjërisht të drejtën për mundësi të barabartë dhe të drejtë të punësimit të shqiptarëve në administratën shtetërore dhe publike; po punojmë për zgjerimin e të drejtave të shqiptarëve, rritjen e mundësive dhe kapaciteteve të komunave; po punojmë për ndërtimin e një universiteti të fortë dhe cilësor në gjuhën shqipe në Shkup. Gjendja nuk është e mirë dhe gjithçka mund të thuhet se është prioritet, por nëse duhet të vendos një fokus dhe përparësi, ajo sigurisht është vazhdimi i integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut.

* Duke qenë se jemi medium zviceran, Le Canton27.ch (Kantoni i 27-të), vlen të theksojmë se në Zvicër jetojnë dhe veprojnë mbi 100,000 qytetarë nga Maqedonia e Veriut, ku rreth 30% e tyre janë shqiptarë. Çfarë roli ka diaspora për vendin tuaj?

Zv.Kryeministri Mexhiti: Diaspora përfaqëson një pjesë të pandashme të indit kombëtar shqiptar në Shqipëri, në Kosovë, por edhe më shumë në Maqedoninë e Veriut. Bashkëkombësit tanë nuk janë larguar nga vendi sepse kanë dashur të ikin nga shtëpia, por sepse nuk kanë pasur mundësi dhe kushte të krijojnë një jetë më të mirë për veten dhe familjet e tyre. Sa më shumë njerëz tanë të jetojnë në diasporë, aq më e qartë duhet të na jetë që gjendja në vendin tonë nuk ka qenë e mirë.

Si zëvendëskryeministër, kam në fokus politika me të cilat do të përpiqemi të zvogëlojmë emigrimin e të rinjve. Kjo është e rëndësishme për ekonominë dhe zhvillimin, por për ne shqiptarët ka një rëndësi të veçantë që t’i ruajmë vendet tona të lindjes, të lëna trashëgim nga të parët tanë. Nëse për diçka mund të themi se qeveria e kaluar e BDI-së duhet dhe do të mbajë përgjegjësi historike, është pikërisht numri i të rinjve të larguar nga vendi. Përveç kësaj, BDI-ja lejoi edhe një regjistrim që rezultoi në ndarjen dhe përjashtimin e qytetarëve që jetojnë në shtet dhe atyre që janë përkohësisht në punë jashtë vendit. Ka vende në Maqedoninë e Veriut ku ka më shumë votues shqiptarë që kanë dalë dhe votuar në zgjedhjet e fundit sesa ata që janë regjistruar në regjistrim. Ky është një problem që do ta zgjidhim në të ardhmen.

Zëvendëskryeministër Izet Mexhiti Qeveria e Maqedonisë së Veriut është plotësisht e përkushtuar për hapjen e kësaj pike qe lidhe Presheven dhe Kumanovën si dhe për përmirësimin e bashkëpunimit me Serbinë! 

* Në fund, z. Zëvendëskryeministër, kemi një çështje të hapur në kufirin Maqedoni – Serbi, konkretisht me Luginën e Preshevës, ku pika kufitare ndërmjet Preshevës dhe Llojanit mbetet e mbyllur. Në të dy anët jetojnë shqiptarë, të cilët për të kaluar kufirin 150–200 metra detyrohen të bëjnë një rrugë rreth 15–20 kilometra. Ku qëndron problemi? Te Beogradi apo te Shkupi? Përse nuk hapet kjo pikë kufitare, duke marrë parasysh vështirësitë e mëdha për banorët e atyre zonave?

Zv.Kryeministri Mexhiti: Çështja e hapjes së pikës kufitare Llojan-Miratoc është me rëndësi të madhe për banorët e Luginës së Preshevës dhe rajonin përreth Llojanit. Jemi plotësisht të vetëdijshëm për vështirësitë që kanë qytetarët të cilët, për të përshkuar një distancë prej vetëm disa qindra metrash, duhet të udhëtojnë 15–20 kilometra në rrugë të anashkalueshme.

Kjo pikë kufitare nuk është vetëm një çështje infrastrukture, por edhe e lidhjes mes njerëzve, forcimit të marrëdhënieve ekonomike dhe lehtësimit të jetës së përditshme të banorëve në të dy anët e kufirit. Qeveria e Maqedonisë së Veriut është plotësisht e përkushtuar për hapjen e kësaj pike dhe për përmirësimin e bashkëpunimit me Serbinë. Në takimet e fundit të përfaqësuesve tanë në Preshevë, është diskutuar për projekte infrastrukturore dhe për rëndësinë e kësaj pike kufitare si një urë ekonomike dhe sociale për rajonin.

Besoj se përpjekjet e përbashkëta të të dy qeverive, të mbështetura nga autoritetet lokale dhe qendrore, do të sjellin rezultate të shpejta dhe konkrete. Qëllimi ynë është hapja sa më e shpejtë e kësaj pike kufitare, për të treguar se bashkëpunimi rajonal mund të tejkalojë barrierat administrative dhe të sjellë përfitime reale për qytetarët. Duhet të veprojmë në mënyrë evropiane, për të dëshmuar se jemi të gatshëm për anëtarësim në BE. Kjo është një detyrë për të gjitha shtetet e rajonit.

Marketing