Mexhiti mohon të ketë “përplasje” në VLEN: Ja prej ku dalin këto spekulime

Lista e partive politike gjithnjë ka qenë cak i përleshjeve verbale mes anëtarëve, simpatizuesve dhe liderëve. Sa më shumë afrohet data për të dorëzuar listat e partive politike në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, aq më e ndezur bëhet situata në çdo parti, kështu ka qarkulluar një lajm sot në mediat online e që në fakt i referohet më shumë Lëvizjes Besa të Bilall Kasamit e që në fakt tashmë është pjesë e koalicionit opozitar VLEN, për ndonjë pakënaqësi në koalicionion VLEN. Lajmi më tej shkruan se gara më e vështirë paraqitet në koalicionin VLEN ku në këtë koalicion marrin pjesë pesë parti politike.

Marketing

Mirëpo, këto lajme i cilëson si të rrejshme kreu i LD Izet Mexhiti në një prononcim për Zhurnal thotë se lajme të tilla janë pikërisht nga kuzhina të BDI-së nga frika e humbjes së zgjedhjeve.

“Dua që ashpër të demantoj të pavërtetat e plasuara në opinion nga portalet e financuara nga BDI të cilat veçmë janë të njohura për shpërndarje të lajmeve të rrejshme dhe të shtrembëruara. Opozita VLEN është e bashkuar si kurrë më parë, dhe lajmet e tilla nga kuzhinat e BDI-së rrjedhin nga frikshmëria për humbjen e zgjedhjeve”, thekson kështu Mexhiti për Agjencinë e lajmeve Zhurnal.

Më tej ai thotë se pushtetarët bien dhe zgjohen nga gjumi me shpresën që të përçajnë opzitten.

“Shpresa me të cilën bien edhe zgjohen pushtetarët është përçarja e opozitës, por dëshira e kotë është”, thotë Mexhiti për Zhurnal.

Marketing