Mexhiti: Ndërtimi i Poliklinikës së Sarajit në fazën përfundimtare, do ta vëmë në përdorim në ditët në vijim

Ministri i Shëndetësisë Dr. Fatmir Mexhiti njofton se ndërtimi i Poliklinikës Saraj në Shtëpinë e Shëndetit – Shkup është në fazën përfundimtare dhe duhet të vihet në përdorim në ditët në vijim.

Marketing

-“E re, e bukur, e pastër dhe e rregulluar! Ndërtimi i Poliklinikës së Sarajit është në fazën përfundimtare dhe për pak ditë do ta vëmë në përdorim! Jam krenar që në periudhën e kaluar kemi bërë fuqizim serioz të shëndetësisë publike duke investuar në infrastrukturë, duke blerë pajisje të reja mjekësore, ilaçe të reja dhe duke investuar në kapitalin njerëzor si një nga hallkat më të rëndësishme në sistemin shëndetësor”, theksoi Mexhiti.