Mexhiti: Ndërtimi i Qendrës Rinore në Çair po bëhet realitet

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti në profilin e tij në FB ka shkruar se Ndërtimi i Qendrës Rinore dhe Leximores në Çair po bëhet realitet. Ai së bashku me kreun e Çairit, Visar Ganiu kanë takuar përfaqësuesit e Unionit Studentor, të cilët nga afër i kanë informuar për planin ideor rreth ndërtimit të Leximores dhe Qendrës Rinore. Sipas këtij plani, ndërtimi është parashikuar të filloj në muajin korrik.

Marketing

“Ndërtimi i Qendrës Rinore dhe Leximores në Çair po bëhet realitet. Së bashku me Visarin, sot takuam përfaqësuesit e Unionit Studentor të cilët i informuam se Plani ideor për ndërtimin e Leximores dhe Qendrës rinore ka përfunduar dhe se ndërtimi fillon në muajin korrik. Përfaqësuesit e Unionit Studentor e mirëpritën këtë lajm, që është tejet i mirë se ardhur duke pasur parasysh edhe kërkesën e kahmotshme të tyre dhe të shumë të rinjve të tjerë, për të pasur Leximore dhe Qendër rinore enkas për rininë”, shkruan në Facebook, Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.