Ballina Aktuale Mexhiti në Alsat M: “Bixhozi” është lufta kryesore e kësaj qeverie

Mexhiti në Alsat M: “Bixhozi” është lufta kryesore e kësaj qeverie

Në edicionin e lajmeve të Alsat M, zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti ka përsëritur qëndrimin e koalicionit VLEN se ndër prioritetet kryesore të kësaj qeverie është lufta kundër bixhozit.

Marketing

“Ne kemi qëndruar konform fushatës sonë, dhe një ndër prioritetet tona ka qenë lufta kundër bixhozit. Javën e kaluar me vendimin e parë të Qeverisë, fillimisht është prishur një kontratë për qirramarje mes Lotarisë dhe objektit të ish restorantit “Festina” në Vizbeg. Më pas janë shfuqizuar koncesionet të cilat ishin dhënë në mënyrë joligjore për kazinot online dhe vendimi i tretë është për të luftuar organizimin e lojërave të fatit në të zezë”, ka thënë Mexhiti.

Marketing
Exit mobile version