Mexhiti nga Uashingtoni: Angazhimi për një të ardhme të gjelbër mbetet prioriteti ynë

Zv/kryeministri i parë, Izet Mexhiti gjatë vizitës zyrtare në Uashington, ka takuar edhe ndihmës sekretarin amerikan për Resurse Energjetike, Xhefri Ros Pajat. Në këtë takim është diskutuar për investimet e planifikuara për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të gjelbra.

Marketing

Postimi i plotë:

Gjatë vizitës sime zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zhvillova një takim shumë të frytshëm me ndihmës sekretarin amerikan për Resurse Energjetike, Xhefri Ros Pajat. Në këtë takim, më shoqëroi ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska.
Gjatë takimit, diskutuam për resurset energjetike në vendin tonë, duke u fokusuar veçanërisht në investimet që kemi planifikuar për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të gjelbra. Një nga objektivat tona kryesore është zvogëlimi i varshmërisë nga importi i energjisë nga vendet e tjera.
Një pikë e rëndësishme që trajtuam ishte edhe kyçja e Maqedonisë së Veriut në gazsjellësin transanadolian (TANAP) dhe atë transadriatik (TAP). Kjo do të ulë ndjeshëm varshmërinë tonë për importin e energjisë nga jashtë dhe do të kontribuojë në stabilitetin energjetik të vendit.
Po ashtu, informova për planin afatgjatë që qeveria jonë është duke përpiluar në fushën e energjetikës, për përmirësimin e ajrit dhe ujërave në vend. Angazhimi për një të ardhme të gjelbër mbetet prioriteti ynë!

Marketing