Mexhiti: Nuredini, ishte model për fëmijët e Serovës dhe më gjërë

Vdekja e zjarrfikësit nga Shkupi, Nuredin Mustafa ka tronditur opinionin e gjërë. I ndjeri I fitoi të gjitha betejat me zjarrin, por nuk arriti të fiutojë betejën me virusin vdekjeprurës Kovid 19!

Marketing

Pikëllim të thellë për vdekjen e Nuredinit, ka shprehur edhe Izet Mexhit nenkryetari i Bashkimit Demokratik per Integrim dhe deputet në kuvendin republikan, shkruan Aktuale.mk
Përmes një postimi bashkangjitur me fotografi Mexhiti shkruan se Nuredin Mustafën do ta mbajë mend gjithmonë të buzëqeshur punëtor, energjik, burrë me të vërtetë i mirë!

‘Unë do të mbaj mend kështu, i buzëqeshur, punëtor, energjik, burrë me të vërtetë i mirë!
Ishe model për fëmijët e Serovës dhe më gjërë, Zoti ta faltë xhenetin Nuredin, e familjes durimin!-shkruan Mexhiti.

Marketing