Mexhiti: Organizatat joqeveritare, partnerë të rëndësishëm në mbrojtjen e mjedisit

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, mori pjesë në konferencën vjetore të organizatave të shoqërisë civile me temë “Bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile”, organizuar nga forumi nacional i Civica Mobilitas.

Marketing

Në diskutimin tematik me ministrat, përfituesit e granteve të programit ‘Civica Mobilitas’ parashtruan pyetje sipas prioriteteve tematike dhe përgjegjësive sipas departamenteve.

I pyetur për politikat e Qeverisë për avancimin e marrëdhënieve ndëretnike në shtet, Mexhiti theksoi se në muajt e parë pas ndërrimit të qeverisë, kur procesi i tranzicionit ishte ende në vijim, u krijua përshtypja se marrëdhëniet ndëretnike janë të tensionuara.

‘Dua të jem i qartë multietniciteti është realitet i vendit tonë, ne jetojmë, krijojmë dhe veprojmë me të. Edhe në demokracitë shumë më të vjetra dhe më të zhvilluara se e jona, ka ende sfida për postulatet bazë mbi të cilat mbështetet shteti dhe sfida të tilla do të vazhdojnë të ekzistojnë. Kjo sepse bëhet fjalë për demokracinë, për ekzistencën e një mendimi tjetër, për mundësinë e shprehjes së të njëjtit”, tha Mexhiti, duke shtuar se  e rëndësishme është ruajtja e modestisë në mazhorancë,  sepse ekstremistët që janë në margjina kanë ekzistuar gjithmonë dhe do të ketë të tillë gjithmonë.

Në aspektin e politikave sektoriale në mjedis, organizatat joqeveritare e vënë theksin në gjendjen me liqenet natyrore, Ohër dhe Prespë, për të cilat Mexhiti informoi se Projektligji për shpalljen e Liqenit të Ohrit monument i natyrës janë rikthyer në fazën fillestare nga komisioni parlamentar përgjegjës për mbrojtjen e mjedisit, me qëllim të përsosjes shtesë.

Lidhur me përmbushjen e rekomandimeve të UNESCO-s për zonën e mbrojtur të Ohrit, ai theksoi se duke vepruar sipas vendimit të Komitetit të Trashëgimisë Botërore nga Riadi, institucionet kompetente, përfshirë Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, janë duke i zbatuar rekomandimet e Komitetit të Trashëgimisë Botërore për të reduktuar dhe eliminuar faktorët që ndikojnë negativisht në cilësinë e jetës së qytetarëve tanë.

‘Vizion i përbashkët nga të gjithë pjesëmarrësit’, tha Mexhiti është ruajtja e vlerës së jashtëzakonshme universale të së mirës dhe rekomandimet e Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s duke këmbëngulur fuqishëm që shtetet anëtare të zbatojnë masa urgjente për të theksuar kërcënimet ekzistuese dhe për të parandaluar shfaqjen e kërcënimeve të reja që do të ndikonin në vlerën e jashtëzakonshme universale.

Mexhiti ndau informacione për shkallën e zbatimit të sistemit rajonal të menaxhimit të mbeturinave sipas rajoneve, si dhe për impiantin për trajtimin e ujërave të zeza në Shkup.

‘Aktualisht janë duke u bërë punë përgatitore dhe po bëhen projektime. Presim që deri në fund të vitit të fillojnë punimet e ndërtimit të impiantin për trajtimin e ujërave në Shkup. Sipas kontratës së ndërtimit, ndërtimi zgjat tre vjet dhe një periudhë prove shtesë dyvjeçare. Nëse të gjitha aktivitetet zhvillohen në përputhje me dinamikën dhe afatet e parapara, impianti për trajtimin e ujërave të zeza për Shkupin do të jetë në funksion në vitin 2030”, tha Mexhiti.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Mexhiti falënderoi ambasadoren e Konfederatës Zvicerane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Veronik Ulman, që mbështeti eventin e sotëm dhe organizatorin Aleksandar Kërzhalovski nga ekipi i Civica Mobilitas, duke theksuar se ai pret bashkëpunim të mirë me OJQ-të mjedisore si partnerë në drejtim të mbrojtjes së natyrës dhe qëndrueshmërisë së saj.

Marketing