Mexhiti: Për BDI-në dhe “suksesin” eurointegrues

– Viti 2008 – Greqia me veto bllokoi anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO për shkak të çështjes së emrit. Megjithatë, kjo nuk e ndaloi Ali Ahmetin që të bënte koalicion qeverisës me politikanin e tij të preferuar – Nikolla Gruevskin.

Marketing

– Viti 2009 – NATO tha JO për Maqedoninë e Veriut: BE tha JO për Maqedoninë e Veriut. BDI-ja rrinte në pushtet me Gruevskin.

– Viti 2010 – “JO” për Maqedoninë e Veriut kaloi në status quo edhe për integrimin në NATO edhe për integrimin në BE. BDI-ja nuk e prishte koalicionin qeveritar me Nikolla Gruevskin.

– Viti 2011 – Qeverinë pas zgjedhjeve të parakohshme e formuan Nikolla Gruevski me Ali Ahmetin. BDI mori Ministrinë e integrimeve. Vendi vazhdoi me raporte negative dhe me “JO”-të nga Brukseli. Ministrat e BDI-së në dikasterin e integrimeve u bënë dekor dhe asgjë më shumë. Megjithatë, BDI nuk dilte nga qeveria e Nikolla Gruevskit.

– Vitet 2012 dhe 2013 ishin të njejta. BDI rrinte në qeveri me Nikolla Gruevskin. Integrimi europian nuk ishte askund në horizont e megjithatë nuk kishte forcë që e ndante BDI-në nga përqafimet e Nikolla Gruevskit.

– Viti 2014 – përsëri zgjedhje të parakohshme, përsëri qeveri BDI-Nikolla Gruevski, përsëri bllokadë në procesin integrues. Përsëri BDI nuk kishte arsye për ta braktisur Nikolla Gruevskin!

– Vitet 2015-2016 – vendi u gjend në krizë të thellë politike me përgjimet. Integrimi europian u harrua si prioritet qeveritar. Por rehatinë e BDI-së në kolltuqet e Qeverisë nuk e prishte asgjë!

– Viti 2016 – tek maqedonasit ndodhi rotacioni politik. Tek shqiptarët BDI-ja vazhdonte të jetë në qeveri. Integrimi europian poashtu vazhdonte të mos ishte askund.

– Vitet 2017, 2018, 2019- në qeveri asgjë e re. BDI në pushtet, integrimi në vdekje klinike.

– Viti 2020 – u votua qeveria e “kryeministrit të parë shqiptar” që u bë vetëm ombudsman, ndërsa BDI mori Ministrinë e punëve të jashtme për ta integruar vendin në BE. As Ministri i jashtëm i BDI-së nuk arriti ta integrojë Maqedoninë e Veriut në BE.

– Viti 2024 – pas 22 vitesh u votua Qeveria e parë pa BDI-në.

Pas 22 vitesh dështim në procesin euro-integrues, MARRE është të akuzoni koalicionin VLEN që “paska dështuar” në rrugën e integrimit.

Por hej, çka është marrja për rezilin?!

Marketing