Ballina Aktuale Mexhiti: Perandoria e bixhozit po shkatërrohet!

Mexhiti: Perandoria e bixhozit po shkatërrohet!

Zëvendës kryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti thotë se, perandoria e bixhozit po shkatërrohet.

Marketing

“Në seancën e djeshme të Qeverisë morëm vendim për prishjen e kontratës së qirasë mes kompanisë HEJ SHPKNJ (pronë e deputetit të BDI-së) dhe Shoqatës Aksionare Lotaria Shtetërore. Përmes kësaj kontrate ishte projektuar vjedhje masive dhe pastrim i miliona eurove nga ana e funksionarëve të lartë të BDI-së.

Kthim mbrapa nuk ka. Epideminë e bixhozit do ta luftojmë deri në fund, ndërsa skemat korruptive të kazinomanëve të politikës do t’i shkatërrojmë pa kompromis.

Ky është vetëm fillimi. Kulla e ndërtuar me letra bixhozi do të shembet shpejtë, ndërsa projektuesit e saj do të japin llogari përpara ligjit dhe përpara popullit.”, është shprehur Mexhiti.  https://www.facebook.com/share/p/EvSxyQoTYBo2xFo8/?mibextid=oFDknk

Marketing
Exit mobile version