Mexhiti përkrah bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Kur bëhemi bashkë tundim dhe male

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, njëherit dhe deputet i sapo zgjedhur në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut,z.Izet Mexhiti ka përshëndetur dhe përkrahur partitë shqiptare si Forumin Shqiptarë (ASH-LDSH), Forca, UT dhe LP, në Mal të Zi për bashkimin e tyre dhe pjesëmarrjen në zgjedhje në një listë të përbashkët.

Marketing

Bashkimi i shqiptarëve në të gjitha trojet ka dëshmuar që bashkë mund të tundim dhe male,ka theksuar ndër të tjera z.Mexhiti, njëherit duke thirrur dhe partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut për tu bashkuar dhe realizuar idenë e Kryeministrit të parë Shqiptarë.

“Kur bëhemi bashkë, i tundim edhe malet!
Le të bëhemi bashkë edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sepse bashkimi bën fuqinë, bashkimi bën Kryeministrin e parë Shqiptar!”, ka shkruar Mexhiti në facebook.

Marketing