Kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti ka vazhduar takimet me mbështetësit e subjektit që përfaqëson. Në Studeniçan është pritur me çifteli dhe këngë patriotike.
“Duke pasur partner të vetëm popullin, takimet tona të rregullta me qytetarë i vazhduam në Studeniçan, ku së bashku me bashkveprimtarë, aktivistë e përkrahës të Karshiakës na nderoi në konak Dr. Rexhepi.
Të pranishmit paraqiten interesimin e madh që ekziston në mesin e popullatës për takime të drejtpërdrejta, gjë që dëshmon se Lëvizja Demokratike dhe kauza ynë për ndryshime gëzon mbështetje masovike në Studeniçan e në gjithë Karshiakën.
Karshiaka gjithmonë është rreshtuar në anën e të drejtës dhe ka përkrahur proceset pozitive në interes mbarëkombëtar.
NDRYSHIMI PO VJEN!”, ka shkruar Mexhiti. /INA