Mexhiti: Qeveria ka konstatuar se është shkelur Ligji për lojërat e fatit! (Video)

Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka njoftuar se Qeveria sot ka dhënë mendim në lidhje me kërkesën e grupit parlamentar të koalicionit VLEN, për interpretimin autentik të Ligjit për lojërat e fatit dhe ka sjell konkluzion se i njëjti është shkelur.

Marketing

Në një prononcim për gazetën LAJM, Mexhiti sqaroi se ky mendimi i Qeverisë duhet të kalojë edhe në Parlament me çka do t’i hapet rruga anulimit të të koncesioneve për kazinotë online.

Mexhiti paralajmëroi se hapi tjetër i Qeverisë është miratimi i një Ligji të ri, më rigoroz, për lojërat e fatit, me të cilin do të mbylleshin 70% e kazinove që funksionojnë aktualisht.

“Para disa ditëve Ministria e Financave konstatoi që Drejtoria e Lotarisë apo lojërave të fatit nuk ka pasur të drejtë ligjore të organizojë lojëra të fatit online dhe kanë ngritur procedurë për këtë. Sot atë që e ngriti grupi parlamentar i VLEN-it, në bashkëpunim edhe me grupet tjera parlamentare, që të kërkohet mendim autentik për Ligjin për lojërat e fatit, sot Ministria e Financave dhe Qeveria ka konkluzion që është bërë shkelje ligjore, kemi konkluzion për interpretimin autentik, tanimë duhet të shkojë në seancë parlamentare, në komisionin Parlamentar dhe mandej në seancë parlamentare dhe nëse vërtetohet e njejta, mendimi autentik që nënkupton se duhet të anulohen të gjitha koncesionet për kazinot online dhe mandej të hapet edhe procedurë për shkelje ligjore edhe të atyre që i kanë bërë. Në fazën e dytë do të sjellim Ligj të ri për lojërat e fatit, i cili do të jetë shumë më rigoroz dhe brenda 6 muajve deri në 1 vit, do të mbyllim 70% të kazinove, bastoreve dhe të tjerave”, u shpreh Mexhiti për gazetën LAJM.

 

Marketing