Mexhiti: Sa i përket politikës çështja “Grubi” është e mbyllur

Një javë pasi Ministria e Punëve të Brendshme dorëzoi kallëzime penale në Prokurorinë Publike për lëndën “Lotaria shtetërore”, ish zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe ish drejtori i Lotarisë, Përparim Bajrami mbeten të pakapshëm për organet e përndjekjes. Pesë ditë më parë MPB lëshoi edhe fletë arrest ndërkombëtar, por edhe përkundër kësaj, vend ndodhja e dy personave në fjalë, mbetet e panjohur për autoritetet e vendit. I pyetur sot rreth çështjes së arratisjes së Grubit, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti tha se, Qeveria e ka kryer pjesën e saj dhe i mbetet institucioneve kompetence që të merren me të.

Marketing

“Mendoj që Qeveria e ka bërë të veten, po kthehet shteti ligjor, porosia është se askush nuk është mbi ligjin dhe sa i përket politikës çështja Grubi është e mbyllur. Mbetet e organeve të rendit dhe drejtësisë të merren me këtë çështje”- tha Mexhiti .

 

Marketing