Mexhiti takon ambasadoren Melsom: Norvegjia do të mbështesë prioritetet tona strategjike

Norvegjia do të vazhdojë t’i financojë projektet strategjike të vendit tonë!
Pata kënaqësinë ta zhvilloj një bisedë të frytëshme me ambasadoren e Mbretërisë së Norvegjisë, E.S. Kristin Melsom.
Gjatë takimit, i prezantova ambasadores prioritetet dhe projektet më të rëndësishme në fushën e mjedisit, përfshirë ndërtimin e impianteve të trajtimit, dekarbonizimin dhe ngritjen e sistemit rajonal të menaxhimit të mbeturinave.
Gjithashtu, zonja Melsom më uroi për marrjen e postit të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, duke shprehur besimin se Norvegjia do të vazhdojë të mbështesë synimet dhe prioritetet tona strategjike, siç është anëtarësimi i vendit në BE.

Marketing

Marketing