Ballina Lajme Maqedoni Mexhiti: U sigurua ilaçi trikafta për 8 pacientë, Fushtiq: Së shpejti fillon...

Mexhiti: U sigurua ilaçi trikafta për 8 pacientë, Fushtiq: Së shpejti fillon trajtimi i pacientëve

Në klinikën Universitare për sëmundjen e fëmijëve ka mbërritur ilaçi trikafta për pacientët me fibrozë cistike, informon ministri i shëndetësisë, Fatmir Mexhiti. Nga 8 pacientë që do ta marrin terapinë, dy pacientë janë në gjendje më kritike.

Marketing

“Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me të gjitha institucionet kompetente zgjodhi çështjen më urgjente të kësaj kategorie të pacientëve dhe presim që me këtë terapi të përmirësohet ndjeshëm cilësia e jetës së pacientëve me fibrozë cistike.”, – deklaroi ministri i shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

“Në klinikë pranojmë rreth 6 pacientë, ndërsa dy pacientë do të udhëhiqen në Klinikën Universitare të Pulmologjisë. Presim që të fillojnë me terapi këto ditë dhe presim efekt pozitiv nga terapia në përmirësimin e funksionimit të mushkërive, si dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientëve.”, – theksoi drejtoresha e Klinikës për sëmundjen e fëmijëve, Stojka Fushtiq.

Siç bëri të ditur ministri Mexhiti, në koordinim edhe me kryeministrin Kovaçevski, po bëhen përpjekje që të sigurohet ilaçi edhe për pacientët tjerë me këtë sëmundje. Sipas statistikave, në vend janë rreth 130 pacientë me fibrozë cistike

Exit mobile version