Mexhiti: VLEN e mbuloi turpin e Bashkimit Demokratik për Integrim, u përmirësua gabimi i atyre që bëjnë me vite gabime të tilla

VLEN e mbuloi turpin e Bashkimit Demokratik për Integrim. Ajo tabelë pra është vendosur në bazë të atyre 2 kilometrave që u stërzgjatën atje, në bazë të projektit që e ka udhëhequr Ejup Rrustemi. Këtë e ka deklaruar Zëvendëskryeministri i Parë Izet Mexhiti sot para mediave.

Marketing

“Mirëpo ne reaguam në mënyrë institucionale dhe brenda natës u përmirësua gabimi që e kanë bërë ata që kanë bërë vite të tëra gabime të tilla, të cilët shfrytëzojnë çdo rast për të destabilizuar situatën politike. Përveç që e ka bërë ndërmarrja që e ka bërë rrugën, e ka bërë edhe ndërmarrja që e ka fituar tenderin e sinjalistikës që është e afërt dhe tejet e afërt me Bashkimin Demokratik për Integrim. Edhe kjo ishte një tendencë e kotë e dështuar për destabilizim. Sot nga Qeveria, me reagimin e Qeverisë aty është rikthyer tabela ashtu siç duhet të jetë në bazë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve në gjuhën maqedone dhe në gjuhën shqipe”, ka thënë Mexhiti.

Marketing