Michel:Fati i Ballkanit Perëndimor duhet të jetë i kthyer drejt Evropës, tre shtyllat e zgjerimit

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel në një konferencë me kryeministrin e vendit, Edi Rama tha se Evropa do vazhdojë punën konkrete për të ndihmuar Shqipërinë qoftë për situatën pas tërmetit si dhe për rrugën drejt BE-së.

Marketing

Ai përmendi tre pika si shtylla për mënyrën se si vendet evropiane duhet të veprojnë për zgjerimin.

‘Iu shpreh ngushëllimet për jetët e humbura si dhe iu garantojmë se do vazhdojmë punën për ndihmë konkrete qoftë kjo dhe me konferencën e donatorëve.
Si president shoh 3 shtylla ku duhet të veprojmë, kryetarët e qeverive evropiane, të bien dakord mbi mënyrën si do veprojnë për zgjerimin, cfarë hapash dhe reformash do ndjekin.

E dyta, KE para verën e kaluar bëri propozim për hapjen e negociatave, Komisioni Evropian do ketë dialog të fortë për këtë gjë, dhe unë do e inkurajoj atë që të vendosë.

E treta, thirrja që bëj për mobilizimin për një pakt investimesh për Ballkanin perendimor që të inkurajohet zhvillimi ekonomik.
Fati i Ballkanit perendimor duhet të jetë i kthyer drejt Evropës dhe kjo kërkon angazhim me reforma , modernizim, shtet së të drejtës, luftë kundër korrupsionit.

Do kem kënaqësinë në Bruksel për të organizuar një mbledhje me udhëheqësit e ballkanit perëndimor që të diskutojmë për këtë gjë”, tha ai.

Marketing