Leksionet ekonomike nga LSDM i kemi parë në 7 vitet e kaluara dhe me të vërtetë pres që të jenë pak më të pjekur dhe më të koncentruar në deklarata dhe autokritikë, thotë Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.
Kryeministri Mickoski theksoi se i vjen keq që LSDM-ja nga parti është shndërruar në një grup mëhalle që çdo ditë del me teza që as vetë nuk i kuptojnë dhe nuk i besojnë.
“Më vjen keq që janë shndërruar në grup mëhalle që në publik në bazë ditore mendon disa teza që absolutisht askush i gjallë, ndaj mendoj se as ata vetë nuk i kuptojnë kur i thonë”, tha ai.
Lidhur me tezat për Kodin e ri Penal, Kryeministri Mickoski pyeti nëse ish-funksionarët e LSDM-së do t’i kthejnë paratë e vjedhura që i kanë vjedhur në 7 vitet e fundit, sepse siç tha ai ka shumë vepra penale të vjetruara dhe në bazë të kësaj kërkojnë dëmshpërblim dhe fitojnë nga buxheti i shtetit.
“Le të shkojmë me radhë, të fillojmë me tezën se kanë përpunuar për një Kod të ri Penal. Çfarë të bëjmë me ato vepra që janë të vjetruara dhe për të cilat ju qytetarët po i paguani dëmet për shkak se ato vepra janë të vjetruara. A do të kthejnë nga paratë e vjedhura që kanë vjedhur për këto 7 vite, sepse tani keni vepra që janë të vjetruara dhe në bazë të kësaj ata kërkojnë dëmshpërblim dhe fitojnë nga buxheti i shtetit. Këto janë miliona euro.
Këto janë paratë tuaja. Le ti nxjerrin nga xhepi, le ta shesin një pjesë të pronës së tyre dhe për Zotin e kanë, pasuria e ish-funksionarëve të LSDM-së është e madhe dhe le ti kthejnë në Buxhet”, tha Kryeministri Mickoski dhe shtoi:
“Së dyti, një student i vitit të parë në Fakultetin e Drejtësisë e di se çdo person që do të ndiqet penalisht do të përdorë këtë ligj që në kohën e kryerjes së veprës ka qenë i zbatueshëm. Dhe tani ata miratuan një ligj për të amnistuar krimet e tyre dhe për ata politikanë që nga e kaluara kishin nevojë për t’i bërë një pjesë të veprave të tyre të vjetruara, dhe tani do të sjellim një ligj të ri.”
“Do të sjellim një ligj të ri, është e vërtetë që nuk kemi problem për të sjell një ligji të ri. Por ai ligj do të jetë në përputhje të ligjeve evropiane, dhe jo siç i duhet dikujt. Dhe prandaj jam i habitur që në këto deklarata marrin pjesë edhe profesorë, i kam dëgjuar dhe realisht nuk mund ta kuptoj pse me këmbëngulje nuk e mësuan mësimin nga gabimet që I kanë bërë në të kaluarën”, është i vendosur Kryeministri Mickoski.