Gjatë një interviste në emisionin “360 gradë” në MTV, kryeministri Hristijan Mickoski u pyet për zgjidhjet kadrovike me theks të veçantë në emërimin e Bojan Hristovskit si drejtor i Agjencisë për Siguri Kombëtare.
“Është fakt i padiskutueshëm se Bojan Hristovski aktualisht zotëron një certifikatë sigurie të nivelit më të lartë. Jo vetëm në vendin tonë, por edhe brenda NATO-s. Këtë certifikatë e zotërojnë 36 persona, ndër ta jam edhe unë, 12 të punësuar në DBKI dhe njerëzit që punojnë në misionin e NATO-s në Bruksel. Këtë certifikatë e ka edhe Bojan Hristovski,” u përgjigj kryeministri Mickoski, duke shtuar se kjo certifikatë lëshohet nën rregullat dhe mbikëqyrjen e rreptë të aleancës së NATO-s.
“Është e pamundur që të punësuarit brenda perimetrit të NATO-s, që kanë këtë certifikatë të lëshuar nga e njëjta institucion, të mos jenë të monitoruar nga struktura e vetë NATO-s. Absolutisht, me këtë, të gjitha pretendimet publike se ai nuk plotëson kushtet për certifikatën e sigurisë, ose diçka tjetër, bien poshtë,” përfundoi Mickoski.
“Vetëm në javët e fundit që nga emërimi i tij, përkatësisht në disa muaj sa është aty, ai ka treguar rezultate të jashtëzakonshme së bashku me partnerët tanë strategjikë në shkatërrimin e tre celulave shumë serioze terroriste në vend. Pyetja është pse ato nuk janë shkatërruar më parë,” tha Mickoski, duke theksuar se si kryeministër mund të gjykojë mbi bazën e cilësisë së përmbushjes së detyrave të punës, për të cilat mund të thuhet se janë të jashtëzakonshme në këtë moment.