Ballina Lajme Maqedoni Mickoski: Duhet të jemi pjesë e Qeverisë teknike

Mickoski: Duhet të jemi pjesë e Qeverisë teknike

Ditëve në vijim organet e partisë më të madhe opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, pritet që formalisht të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre në Qeverinë teknike që do të jetë përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve, paralajmëroi lideri i kësaj partie, Hristian Mickoski.

Marketing

“Afati i fundit për Qeverinë teknike është 28 janari dhe deri atëherë duhet të harmonizohet gjithçka. Deri tani nuk kemi pasur takim të organeve partiake, pres që gjatë kësaj periudhe të mbahet takimi. Por, qëndrimi im personal është që VMRO-DPMNE-ja duhet të jetë pjesë e Qeverisë teknike. Talat Xhaferi nuk e meriton mbështetjen e VMRO-DPMNE-së për kryeministër teknik, por në interes të një atmosfere të mirë dhe të procesit demokratik, partia do të abstenonte nga votimi.”, – theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.

Sa i përket takimi tet a tet me kryeministrin Kovaçevski, ai thotë se nuk i sheh të nevojshme takimet sekrete, por të hapur për opinionin, ndërsa bëri të ditur se deri në këto momente nuk ka iniciativë për asnjë lloj takimi.

Marketing
Exit mobile version