Ballina Lajme Maqedoni Mickoski e Nikolloski në selinë e partisë së Orbanit, presin rezultat e...

Mickoski e Nikolloski në selinë e partisë së Orbanit, presin rezultat e zgjedhjeve në Hungari

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mivkoski bashkë me nënkryetarin Aleksandar Nikolloski mbrëmjen e sotme janë në Hungari, përcjell TV21. Mickoski njoftoi se atje është me ftesë të kryeministrit hungarez Viktor Orban,

Marketing

“Me ftesë të mikut tonë të madh dhe mikut të Maqedonisë, Viktor Orban, sot së bashku me nënkryetarin Aleksandar Nikolloski presim rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Hungari, në selinë zgjedhore të Fidesz. Presim një fitore të re, të katërt radhazi për Fidesz dhe një mandat të ri të katërt radhazi të kryeministrit Victor Orban!”, shkruan Mickoski.

Hungarezët kanë votuar më 3 prill për zgjedhjet parlamentare, që paraqesin sfidën më të madhe për kryeministrin Viktor Orban në 12 vjetët e sundimit të tij. Për dallim nga zgjedhjet e mëhershme, opozita hungareze është bashkuar në një koalicion dhe synon që ta largojë nga pushteti Orbanin dhe partinë e tij Fidesz.

Sondazhet thonë se Fidesz dhe partnerët e tij kanë një epërsi të ngushtë ndaj gjashtë partive opozitare që janë bërë bashkë. Në këto zgjedhje të drejtë vote kanë pasur 8 milionë persona, por një pjesë e rëndësishme e elektoratit, në ditët e fundit të fushatës është deklaruar e pavendosur.

Përveç zgjedhjeve të përgjithshme, hungarezët më 3 prill votuan edhe për referendumin për çështjet e komunitetit LGBTQ, pasi Hungaria votoi një ligj vitin e kaluar, që u cilësua si homofobik. Referendumi përfshiu pyetje për programin e edukimit seksual në shkolla dhe qasjen e informacioneve për fëmijët lidhur me ndryshimin e gjinisë.

Kujtojmë se në Hungari gjendet ish kryeministri njëherë edhe ish kreu i VMRO-DMPNE-së, Nikolla Gruevski, i cili gëzon statusin e azilantit, të cilin e ka fituar pikërisht nga administrata e udhëhequr nga Viktor Orban.

Exit mobile version