Mickoski: Gjyqësori ndryshoi markë, është bërë “Lui Viton”

Kreu i VMRO-së, Hristian Micovski, pranon se në gjyqësor ka ndryshime rrënjësore.

Marketing

“Nga gjykatësi Sfarovski tani kemi gjyqësor “Lui Viton”, tha sot ai.

Asnjë hetim për aferat më të mëdha të pushtetit “Zhvatja 2”, e rastet e tjera, e kjo sipas kreut të opozitës tregon se rastet qëllimisht zvarriten, sepse përgjegjësia për këto skandale çon drejt majës së pushtetit.

Akuzoi LSDM-në se ka humbur interesin për Ligjin për Prokurorinë Publike, sepse i leverdis që gjyqësori të vazhdojë të jetë ombrellë e Zaevit.

“Askush në këtë shtet nuk mendon se krimi dhe zhvatja prej 8 milion eurove janë të mundura nga vetëm dy deri në tre persona, veçanërisht duke e ditur se i gjithë kreu shtetëror ishte në organizatën e Bojan Jovanovskit. Por, ata nuk janë në bankën e të akuzuarve. Në të njëjtën kohë, nuk ka asnjë procedurë dhe nuk po hetohet roli i ish sekretarit të përgjithshëm Kiracovskit të përmendur në këtë rast dhe vazhdimisht sillet hetimi kundër Remenskit, e cili për dallim nga të gjithë të tjerët ka hyrje dhe dalje VIP nga prokuroria”- deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski.

Marketing