Mickoski i uroi mirëseardhje ambasadores amerikane

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski e realizoi takimin e parë zyrtar me ambasadoren e re amerikane Kejt Meri Bërns.

Marketing

Mickoski i dëshiroi mirëseardhje ambasadores dhe shfaqi shpresë se bashkëpunimi gjatë mandatit të saj do të jetë në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve strategjike midis Republikës së Maqedonisë dhe SHBA-së.

Mickoski theksoi se për VMRO-DPMNE-në miqësia midis Republikës së Maqedonisë dhe SHBA-së është me rëndësi të madhe.

Lideri i VMRO-DPMNE-së theksoi se për partinë interes strategjik kyç është anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në NATO dhe BE.

Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së

Marketing