Mickoski insiston në zgjedhje parlamentare bashkë me ato presidenciale

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski insiston në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me zgjedhjet presidenciale, për shkak se qytetarët në këtë mënyrë, sipas tij do të vendosin nëse janë për Republikë të Maqedonisë së Veriut apo për Republikën e Maqedonisë.

Marketing

“Të sërbëhet parlamenti dhe të shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare së ashku me to presidenciale. Qytetarët le të vendosin nëse janë për Maqedoninë e Veriut apo për Republikën e Maqedonisë”, ka deklaruar Mickoski.

Ai ka folur edhe për Ligjin për përdorimin e gjuhëve duke thënë se “ne s’jemi kundër përdorimit të gjuhëve të bashkësive, por në këtë rast shumica e madhe e partive të koalicionit që ishin në mbledhje shprehën revoltën e tyre, si përfaqësuesit e romëve, serbëve, turqve… sepse në këtë mënyrë shkurtohet e drejta e tyre, për shkak se edhe ata kanë të drejtë ta përdorin gjuhën e tyre”.

Marketing