Mickoski: Jam i bindur thellë se VMRO-DPMNE së bashku me profesoreshën Siljanovska do të kemi fitore bindëse

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski sot në hapësirat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Komunën e Kaposhit u nënshkrua dhe i dha mbështetje kandidaturës së Gordana Siljanovska Davkovës për president të Republikës së Maqedonisë.

Marketing

Pas nënshkrimit ai deklaroi se në këtë mënyrë e shpreh mbështetjen e tij para së gjithash si kolegë, si qytetar i Republikës së Maqedonisë dhe si kryetar i partisë politike më të madhe në vend, VMRO-DPMNE.

“Jam i bindur thellë se VMRO-DPMNE së bashku me profesoreshën Gordana Siljanovska Davkova, por edhe me qytetarët e Republikës së Maqedonisë do të kemi fitore bindëse mbi atë që do ta kandidojë Zaevi, së bashku me LSDM-në dhe grupi i cili është tubuar rreth tij dhe praktikisht nga kjo ditë fillon kthimi i të drejtës dhe drejtësisë në Maqedoni”, tha Mickoski.

Ai ju bëri thirrje qytetarëve në mënyrë masive ta mbështesin kandidaten Gordana Siljanovska Davkova dhe më 21 prill masivisht të dalin dhe të votojnë për të dhe në këtë mënyrë, siç tha, të fillojnë së bashku ta shkruajnë një histori të re për qytetarët dhe shtetin.

Siljanovska Davkova, edhe pse është e nominuar nga partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE, për kandidate për presidente të Maqedonisë së Veriut, sot filloi me grumbullimin e së paku 10.000 nënshkrimeve të qytetarëve për kandidaturën presidenciale në 46 lokacione në shtet, që duhej të përfundojë më 9 mars.