Ballina Lajme Maqedoni Mickoski kërkon duel televiziv me Kovaçevskin

Mickoski kërkon duel televiziv me Kovaçevskin

Edhe pse liderët e të dy subjekteve politike maqedonase u takuam për t’u dakorduar për krijimin e një shumice të qëndrueshme në Kuvend prej 2/3, e cila do t’i shtynte edhe ndryshimet kushtetuese, ky dakordim çdo ditë e më shumë po duket si i pamundur, edhe pse në press konferencën e parë pas mbarimit të takimit kishte një përshtypje se dallimet janë tejkaluar. Lideri i VMRO-DPMNE-së ka bërë thirrje për përballje televizive në mes dy liderëve, gjë e cila u hodh poshtë nga LSDM. Sipas deputetit të LSDM-së, Darko Kaevski, ndryshimet kushtetuese janë në procedurë qeveritare dhe shumë shpejtë do të gjenden edhe në Kuvend. Por, për Mickoskin, Kovaçevski është një frikacak tipik, prandaj propozoi duel televiziv.

Marketing

“Ky njeri është i kidnapuar në Qeverinë e tij. Ka frikë të shkojë në zgjedhje, ka frikë të dalë në TV duel, pra ky është Kovaçevski. Edhe pak kohë u kanë mbetur të qëndrojnë në pozitat të cilat i kanë dhe prandaj nga kjo Qeveri nuk pres asnjëfarë kreativiteti. Prandaj, të mos jetë kjo lojë fjalësh kush si tha, ja po e ftoj në përballje televizive dhe populli të gjykojë se kush si ka thënë dhe kush kishte të drejtë.”, – deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Marketing
Exit mobile version