Mickoski: Këtu jemi për jetë më të mirë, është koha për të folur për të ardhmen dhe jo për të kaluarën

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në konferencën për media me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti tha se takimi ka qenë shumë produktiv gjë që sipas tij, është e rëndësishme për përforcimin e marrëdhënieve të mëtutjeshme.
Ai tha se kanë biseduar për përforcimin ekonomik, dhe se kanë arritur marrëveshje për pika të rëndësishme që do të mundësojnë përaparim ekonomik të dyja vendeve.
Mickoski, shkruan SHENJA, tha se kanë diskutuar edhe për angazhimin për anëtarësim në BE.
“Jemi të bindur se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE dhe jam i bindur se së bashku mund të kalojmë sfidat”, tha Mickoski.
Mickoski tha se shumë kohë Ballkani ka harxhuar kohë në çështje politike duke lënë anash çështje që janë të rëndësishme dhe vitale për qytetarët e Shkupit dhe Prishtinës.
“Këtu jemi për jetë më të mirë dhe ky ishte motivi për të nënshkruar protokollet dhe memorandumet. Është koha për të folur për ardhmërinë dhe jo për të kaluarën”, tha mes tjerash Mickoski.

Marketing
Marketing