Mickoski: Krimi po lulëzon, ekonomia në gjendje katastrofale

Kreu i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski në një intervistë për “Kurir” ka potencuar se gjyqësia në shtet është e ngulfatur me politikë, prokuroria me presione, po ndryshohet emri i shtetit, ndërsa kriminaliteti po lulëzon, transmeton Zhurnal. Mickoski thotë se qeveria nuk do ta zgjidhë ajërin e ndotur dhe tani ka filluar ta ndanë popullin në të varfër dhe të pasur.

Marketing

Në pyetjen për reformat tatimore me çka u paralajmëruan edhe rritje të tatimeve, Mickoski thotë:

“E dini, kemi fotografi katastrofale të politikës ekonomike, kemi kriminal që po lulëzon, po vjedhet, Qeveria po bën inovacione të kriminalitetit, tender që përfundojnë në xhepa privat dhe me atë duhet të paguhet, ata dëshirojnë që ta paguajnë nga xhepi i qytetarëve”, thotë Mickoski.

Në pyetjen se a ka Mickoski plan për përparimin e mardhënieve ndërkombëtare, ai u shpreh:

“Apsolutisht po, planifikoj edhe takime të tjera ndërkombëtare dhe vizita. Do të formojnë edhe ekip të veçantë, trup mbipartiak për bashkëpunim ndërkombëtar të përbërë nga persona që kanë kredibilitet dhe përvojë në mardhëniet ndërkombëtare me çka së bashku do ta forcojmë miqësinë me partnerët strategjik”, thotë mes tjerash lideri opozitarë.

Marketing