Ballina Lajme Maqedoni Mickoski: Kryeministri dhe ministrat po bëjnë PR me dy bukë në duar

Mickoski: Kryeministri dhe ministrat po bëjnë PR me dy bukë në duar

Sot ne në shekullin 21, në vend se të flasim për inteligjencen artificiale, të flasim për atë se si do të investojmë në teknologji përparuese, ne flasim nëse do të kemi bukë, ja deri këtu na çoi kjo qeveri e udhëhequr nga LSDM dhe BDI, kështu e komentoi sot kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski debatin e vazhdueshëm për çmimin e bukës.

Marketing

Mickoski tha se kryeministri Dimitar Kovaçevski bashkë me ministrat po bëjnë PR me çmimin e bukës.

“Sot ne për fat të keq thyemë rekorde në inflacion, dyfish më e madhe se ajo që është në BE. Nuk kemi asnjë politikë ekonomike. Bëjnë PR të zhveshur, duke u fotografuar në markete me dy bukë në duar, kryeministri dhe ministrat tjerë”, tha mes tjerash Mickoski.

Exit mobile version