Lideri i opozitares maqedonase, Hristijan Mickoski sot ka deklaruar se Republika e Maqedonisë së Veriut (RMV) nuk do të marrë datë për nisjen e negociatave anëtarësuese në Bashkimin Evropian (BE).
“Siç mund të shihni, sot, para ditës ku do të vendoset për atë se, nëse Maqedonia do të fitojë rekomandim të pastër, nuk do të marrë aspak rekomandim për nisjen e negociatave”, tha Mickoski.
Ai, më tej tha se, cilido vendim që nuk paraqet “datë të pastër, nënkupton delegjitimim të politikave të kryeministrit, Zoran Zaev.
Kjo deklaratë e Mickoskit, vjen para Samitit të liderëve të BE-së, që do të mbahet më 17 dhe 18 tetor në Bruksel, kur pritet të sillet vendimi përfundimtar se, a do ta marrë RMV-ja dhe Shqipëria datën për nisjen e negociatave. Kjo vjen pasi që në Mbledhjen ministrore nuk u dha rekomandim për nisjen, dhe iu la vendimi të sillet në Samitin e liderëve.